Sociale 17 November 2024, 18:40 Nga VNA

Në Berat, 1 në 3 banesa janë nën 40 metra katrorë/ Kryeqyteti dhe Durrësi, qarqet me më pak banesa me sipërfaqe të vogël

Ndaje në Whatsapp
Në Berat, 1 në 3 banesa janë nën 40 metra katrorë/

Një numër i konsiderueshëm familjesh shqiptare po jetojnë në banesa me sipërfaqe më të vogël se 40 metra katror, duke u përballur me sfida të shumta në përditshmërinë e tyre. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”, Tirana kryeson listën me 28,079 banesa të tilla, ndërsa qarqe të tjera si Elbasani dhe Fieri ndjekin me përkatësisht 13,868 dhe 15,651 banesa nën këtë prag.

Këto shifra përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të totalit të banesave në secilin qark, duke ngritur shqetësime për cilësinë e jetesës dhe hapësirën e mjaftueshme për familjet. Por, edhe pse kanë shifrën absolute më të lartë, në raport me totalin ka qarqe që kanë një peshë goxha të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katrorë. Në veçanti, në qarqe si Berati dhe Korça, përqindja e banesave nën 40 metra katror është veçanërisht e lartë, duke arritur përkatësisht 31.7% dhe 26.5% të totalit të banesave.

Ekspertët theksojnë se jetesa në hapësira kaq të vogla mund të ketë ndikim në mirëqenien fizike dhe mendore të banorëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për familje me fëmijë. Në rastin e qarkut të Beratit, i cili ka dhe peshën më të lartë ndaj totalit, të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katrorë janë familje me tre ose më shumë anëtarë.

Pas Beratit dhe Korçës ndjek në radhë Gjirokastra me një peshë të banesave nën 40 metra katrorë ndaj totalit në 23.8%.

Nga ana tjetër, qarqet që e kanë më të ulët këtë tregues janë kryeqyteti dhe Durrësi.

Theksojmë se kjo situatë reflekton nevojën për politika më të mira strehimi dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm, që të mundësojnë krijimin e hapësirave jetese më të përshtatshme për qytetarët./SCAN/

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme