Sociale 20 November 2024, 09:20 Nga VNA

Buxheti 2025/ Fondet për fermerët, 69% janë shpenzime për stafe e këshillime

Ndaje në Whatsapp
Buxheti 2025/ Fondet për fermerët, 69% janë shpenzime për

Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta si mbështetje direkte për fermerët, shumica e financimeve përfundojnë si shpenzime korrrente dhe shumë pak investohen në ferma në rritjen e prodhimit. Sipas tabelave zyrtare nga projektbuxheti i vitit 2025, nga totali i shpenzimeve buxhetore për zhvillimin rural 7,2 miliardë, më shumë se 5 miliardë lekë ose 69 për qind e fondeve shkojnë për shpenzime korrente dhe vetëm 21 për qind si shpenzime kapitale në shërbim të rritjes së prodhimit.

Nga rreth 72 milionë euro që janë akorduar për “Zhvillimin rural dhe nxitjen e prodhimit” vetëm 22 milionë euro investohen, të tjerat janë shpenzime që shkojnë për pagesat e stafeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe për këshillim.

Në raporte të ngjashme është edhe buxheti i 2024, ndërsa fermerët shqiptare u përfshinë më herët këtë vit në protesta për mungesën e mbështetjes financiare. Importet e produkteve bujqësore janë rritur me mbi 20 për qind këtë vit për shkak se ato konkurrojnë lehtësisht prodhimet tona. Europa dhe Rajoni kanë subvencione më të larta se Shqipëria dhe produktet e tyre dalin më kosto më të ulët dhe për rrjedhojë kanë çmime më të lira se ato që prodhohen në vendin tonë.

Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2023, ndërsa me 2025 financon vetëm 0.56% të PBB-së bujqësinë, ndërsa vendet e Europës kanë norma financimit tre herë më të larta në raport më PBB-së .

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE. Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Fondet e pakta në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.

Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi.

Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi./ Monitor

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme