4 turistë pësojnë djegie në trup pasi ranë në kontakt me benzinën në skafin ku lundronin në det.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, Aleks Doda, 38 vjeç, Mateo Merdanaj, 25 vjeç, Ardinant Qaziu, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






















