Pas dorëheqjes së Arben Çares, Ervis Gjoshi është komanduar në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Prezantimi i tij në këtë detyrë është bërë ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Gjoshi vjen nga radhët e Policisë së Shtetit, ku ka mbajtur më herët disa funksione drejtuese. Ai do të marrë drejtimin e strukturës së zjarrfikëses pas largimit të Arben Çares nga posti.
Ervis Gjoshi me herët ka qenë shef krimesh në komisariatin numër 5, më pas shef i komisariatit numër 4, më pas për disa javë u emërua zëvendësdrejtor për rendin në drejtorinë e Tiranës. Më pas u emëruar shef komisariati në Dibër dhe tashmë do të mbajë postin e drejtorit të përgjithshëm të zjarrëfikëses.






















