Kronika 17 August 2026, 10:54 Nga VNA

Policia jep detaje për arrestimin e Ylli Zallës: U kap në zonë të pyllëzuar, ishte i armatosur me kallashnikov

Ndaje në Whatsapp
Policia jep detaje për arrestimin e Ylli Zallës: U kap në

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të 49-vjeçarit Ylli Zalla, i shpallur në kërkim dhe i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas Policisë, Zalla u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në Krujë gjatë operacionit të koduar “Fundi i Arratisë” dhe në momentin e kapjes iu sekuestruan një kallashnikov dhe tre krehra. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Fundi i Arratisë’, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.

Në kuadër të operacionit ‘Fundi i Arratisë’, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.

Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Video

Mediat rumune kanë shpërndarë pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2018. Hoxhallari është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit, të ekzekutuar me armë zjarri më 29 janar 2018 pranë banesës së tij në Tiranë. Sipas hetimeve, atentati ishte planifikuar prej muajsh, ndërsa ekzekutori i vrasjes ishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. Pas rreth 8 vitesh në arrati, Hoxhallari u arrestua në Rumani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Në video momenti i arrestimit të Ylli Zallës nga forcat RENEA. Zalla ishte në kërkim për arsenalin e armëve që iu gjet në banesë. Më herët, është hetuar për lidhje të mundshme me ISIS, pasi dyshohet se rekrutonte shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike. Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje. Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt. Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv. Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det. Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme