Bota 17 August 2026, 12:09 Nga VNA

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, 85-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, 85-vjeçari shqiptar

 

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë në aeroportin “Guglielmo Marconi” të Bolonjës, pasi pësoi një arrest kardiocirkulator gjatë fazës së uljes së avionit me të cilin po udhëtonte nga Tirana.

Ngjarja ndodhi natën mes 15 dhe 16 gushtit. Sipas Rai News Emilia-Romagna, i moshuari po udhëtonte me një fluturim Ryanair nga Tirana drejt Bolonjës, i cili u ul pak pas mesnatës.

85-vjeçari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe, sipas raportimeve italiane, vuante prej kohësh nga probleme serioze shëndetësore. Për këtë arsye, për të ishte kërkuar paraprakisht edhe asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni.

Por gjatë fazës së uljes gjendja e tij u përkeqësua papritur. Sipas të dhënave të para, shqiptari pësoi një arrest kardiocirkulator.

Pas uljes së avionit në aeroportin e Bolonjës u aktivizua menjëherë personeli mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 85-vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Vdekja e tij u konstatua rreth orës 01:00.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një vdekje të shkaktuar nga një problem akut kardiak dhe, deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna që ngjarja të lidhet me ndonjë problem teknik të avionit apo me vetë fluturimin.

Video

Mediat rumune kanë shpërndarë pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2018. Hoxhallari është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit, të ekzekutuar me armë zjarri më 29 janar 2018 pranë banesës së tij në Tiranë. Sipas hetimeve, atentati ishte planifikuar prej muajsh, ndërsa ekzekutori i vrasjes ishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. Pas rreth 8 vitesh në arrati, Hoxhallari u arrestua në Rumani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Në video momenti i arrestimit të Ylli Zallës nga forcat RENEA. Zalla ishte në kërkim për arsenalin e armëve që iu gjet në banesë. Më herët, është hetuar për lidhje të mundshme me ISIS, pasi dyshohet se rekrutonte shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike. Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje. Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt. Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv. Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det. Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme