Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lënë për disa ditë angazhimet në Palazzo Chigi për të kaluar pushimet verore në La Maddalena, në Sardenjë, së bashku me vajzën e saj Ginevra.
Revista italiane Oggi ka publikuar pamje të Melonit gjatë ditëve të pushimit, larg kostumeve zyrtare dhe protokollit që e shoqëron zakonisht kryeministren italiane. Në një prej fotografive, ajo shfaqet në det me maskë dhe tub zhytjeje, ndërsa revista e prezanton me titullin: “Maskë dhe tub: e njihni?”.
Sipas Oggi, Meloni po kalon disa ditë në La Maddalena me vajzën Ginevra, duke shfrytëzuar pushimin për plazh dhe aktivitete në det.
Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen pikërisht për imazhin e pazakontë të kryeministres: me flokët e lagur, maskën e zhytjes dhe pothuajse të panjohshme krahasuar me paraqitjet e saj të përditshme institucionale.
Meloni ka zgjedhur edhe këtë verë Sardenjën për disa ditë larg Romës, përpara rikthimit në aktivitetin e plotë politik dhe qeveritar pas pushimeve të gushtit.
Mediat rumune kanë shpërndarë pamjet e arrestimit të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2018.
Hoxhallari është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit, të ekzekutuar me armë zjarri më 29 janar 2018 pranë banesës së tij në Tiranë.
Sipas hetimeve, atentati ishte planifikuar prej muajsh, ndërsa ekzekutori i vrasjes ishte ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm.
Pas rreth 8 vitesh në arrati, Hoxhallari u arrestua në Rumani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Në video momenti i arrestimit të Ylli Zallës nga forcat RENEA. Zalla ishte në kërkim për arsenalin e armëve që iu gjet në banesë.
Më herët, është hetuar për lidhje të mundshme me ISIS, pasi dyshohet se rekrutonte shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje.
Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt.
Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv.
Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det.
Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.