Kronika 16 August 2026, 16:58 Nga VNA

Sherr te “Orange” në Sarandë/ Dhunohet oficeri i Policisë, zbulohen si roje sigurie efektivë të RENEA-s dhe RESI-t! Pezullohen nga detyra, 6 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Sherr te “Orange” në Sarandë/ Dhunohet oficeri i

Pas sherrit te Orange në Sarandë, ku u dhunua një oficer policie, u zbulua se në lokal punonin si roje sigurie një efektiv i RENEA-s dhe një efektiv i RESI-t, të cilët janë pezulluar pasi s’kanë ndërhyrë të parandalojnë konfliktin.

Për dhunën ndaj punonjësit të policisë u arrestuan administratori, 4 rojet e sigurisë, një prej të cilëve ushtarak në Zall-Herr, dhe një taksist.
• Marjo Katiraj  Adminsitrator i Orange 
• Elgent Ndoj 
• Ardit Kasemi  (Ushtarak)
• Faik Hoxha 
• Besnik Sullollari Taxist 
• ⁠Indrit Cullhaj  
• Pjetër Doçi  u shpall ne kerkim
Pezulluar: 

 Armando Shehi -i repartit RESI
 Anton Binaku - i repartit RENEA

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Goditën për shkak të detyrës Shefin e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve, vihen në pranga 6 shtetas, mes tyre edhe administratori i lokalit, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj dy punonjësve të Policisë, për dypunësim pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe për mosndërhyrje për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Më datë 16.08.2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokali, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë.

Gjatë konfliktit, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., po kalonte në rrugë me mjetin e tij dhe, kur ka konstatuar konfliktin, ka ndaluar, duke u prezantuar me detyrën që mbante dhe duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit.

Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet dhe, në një banesë në fshatin Gjashtë, Sarandë, kanë lokalizuar dhe shoqëruar edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit ku kishte ndodhur konflikti fizik.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Prokurorinë Sarandë, është bërë arrestimi i shtetasve:

M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit ku ndodhi konflikti;

E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; dhe A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, si dhe B. S., 29 vjeç, taksist.

Po në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s.

Këta punonjës, të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti, nuk kanë njoftuar Policinë për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka dërguar një grup pune në Sarandë, ku ka nisur hetimin disiplinor për dy punonjësit e Policisë, tashmë të pezulluar nga detyra.

Hetimet vijojnë nga Prokuroria për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Video

Një raportim për drejtim të rrezikshëm të automjetit u shndërrua brenda pak minutash në një situatë serioze për sigurinë publike. Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit, i lidhur me disa aksidente nga të cilat ishte larguar, arriti shpejtësi mbi 130 km/h, hyri disa herë në korsinë e kundërt dhe detyroi drejtues të tjerë të dilnin nga rruga, duke shkaktuar edhe përplasje. Përballë rrezikut, efektivët ndërhynë duke përdorur pajisjen “Grappler”, e cila bllokon rrotën e automjetit në arrati. Pas ndërhyrjes, makina u ndal dhe drejtuesi u mor në paraburgim në mënyrë të sigurt. Autoritetet thanë gjithashtu se personi dyshohej se po kalonte një krizë të rëndë të shëndetit mendor në momentin e ngjarjes.

Vetëm dy javë pas krizës së fundit migratore, qindra emigrantë u grumbulluan pranë kufirit mes Marokut dhe Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër kalim masiv. Forcat marokene ndërhynë përpara se grupet të arrinin kufirin, ndërsa Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në enklavë, duke dislokuar qindra efektivë shtesë dhe shtuar patrullimet në det. Situata mbetet nën kontroll të fortë policor, ndërsa kufiri Marok–Ceuta vijon të jetë një nga pikat më të tensionuara të migracionit drejt Bashkimit Europian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme