Politika 30 July 2025, 16:15 Nga VNA

Shqipëria e fjalimit të Elisës në Gjenevë dhe ajo e realitetit në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria e fjalimit të Elisës në Gjenevë dhe ajo e

Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve evropiane në Gjenevë, Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zgjodhi të përmendte Simone Veil-in, një ish të dënuar të kampeve naziste dhe kryetaren e parë grua të një parlamenti evropian. Se ku qëndron lidhja mes tyre, vështirë ta gjesh, por zonja Spiropali u mbajti europianëve në sallë një leksion për idealet dhe solidaritetin demokratik evropian. Ndoshta, duke lexuar fjalimin, harroi për një moment se vinte nga një vend ku solidariteti parlamentar përkthehet me kartonë partie dhe ku opozita hyn në Kuvend veç për t’u regjistruar, e më pas largohet ose djeg foltoren.

Ndërsa fliste për rolin e Shqipërisë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe multilateralizmit, me gjasë Spiropali nuk kishte vend në fjalim për të përmendur që vetëm dy muaj më parë u mbajtën zgjedhje të përgjithshme me një opozitë të paaftë, ku “konkurrenca” u zhvillua më shumë brenda maxhorancës sesa mes palëve politike. Një pluralizëm, do të thoshte ndoshta ajo, i modelit të ri: me shumë parti, por një vullnet.

Spiropali përmendi rolin e Kuvendit në garantimin e paqes, drejtësisë dhe sigurisë, por harroi të shtojë që në Shqipëri, shokët e partisë së saj janë ose në hetim nga SPAK, ose të dyshuar për korrupsion. Dhe sa për sigurinë e vendit… ajo “mbrohet” me tendera sekretë, satelitë që s’i sheh njeri dhe një qytetar dixhital që ndoshta do të votojë vetëm online në të ardhmen – nëse nuk e përjashton ndonjë algoritëm.

Në fund, Shqipëria që Spiropali paraqiti para kolegëve evropianë ishte një vitrinë e shkëlqyer, e paketuar bukur, pa asnjë rrudhë – si një vend që flet rrjedhshëm në gjuhën e Brukselit, por që në terren mbetet keqkuptimi më i madh i fjalës “demokraci funksionale”. Por le ta pranojmë – për një konferencë, ishte një performancë e shkëlqyer. Realiteti mund të presë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme