Politika 30 July 2025, 13:57 Nga VNA

Kodi i ri Penal, Maksim Haxhiaj del kundër: Inkuizicion, dënime më të rënda se në komunizëm

Ndaje në Whatsapp
Kodi i ri Penal, Maksim Haxhiaj del kundër: Inkuizicion, dënime

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhiaj, gjatë një konference për shtyp deklaroi se avokatët janë kundër draftit të ri të Kodit Penal, i prezantuar disa ditë më parë nga Ministria e Drejtësisë. Sipas tij, ky draft parashikon dënime më të rënda se ato të periudhës së komunizmit.

“Drafti ka një mal me probleme. Duhej të shoqërohej me një proces komunikimi me të gjithë aktorët, për të shpjeguar nevojën që solli përgatitjen e tij. Është një draft inkuizitor. Europa nuk do ta pranojë. Parashikon dënime represive, më të rënda se në kohën e komunizmit. Ka dispozita diskriminuese,” u shpreh Haxhiaj.

Ai tha gjithashtu se hapi i radhës do të jetë vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese.

“Mjeti i fundit do të jetë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese,” theksoi ai.

Edhe Kryeprokurori Olsian Çela ka shprehur shqetësim, duke e cilësuar draftin e ri të Kodit Penal si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

 

 

 

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme