Politika 30 July 2025, 15:20 Nga VNA

“Kur zihen dy vet fiton një i tretë”, KAS i jep fund sherrit të turpshëm Lapaj-Shabani: Në parlament shkon kushërira dhe jo daja

Ndaje në Whatsapp
“Kur zihen dy vet fiton një i tretë”, KAS i jep fund

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka dhënë fund përplasjes për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi se dorëheqjet e kandidatëve të këtij koalicioni, të dhëna ditën e zgjedhjeve, janë të pavlefshme. Këto veprime u cilësuan si juridikisht “akte nule”, duke konfirmuar paralajmërimet e mëparshme të VNA dhe duke i trajtuar si një strategji politike e dështuar.

Në përfundim, KAS la në fuqi pjesën tjetër të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, “lufta për mandatin” përfundoi sërish në favor të fisit Lapaj. Deputete do të jetë Ana Dajko, 60 vjeçe, me profesion shitëse, e cila është nëna e një aktivisti të “Shqipëria Bëhet” dhe ishte futur në listë thjesht për të mundësuar djegien e saj. Ajo zëvendëson kushërirën e saj, Kleana Xhuveli.

Por pavarësisht fitores së kësaj beteje, mundësitë që Adriatik Lapaj të bëhet vetë deputet janë minimale. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një deputete jep dorëheqjen, mandati i kalon kandidatit pasues të gjinisë femërore, derisa të shterohen emrat e grave në listë. Vetëm atëherë radha i kalon kandidatëve meshkuj.

Megjithatë, në fund të kësaj beteje të turpshme, secili do bëj bilancin e tij. Për Lapajn, ndoshta më e rëndësishme është që mandate nuk shkoi tek partia tjetër e koalicionit, ajo e Endri Shabanit. Nga ana tjetër, Shabani, ndonëse nuk arriti të marrë mandatin, arriti të bëjë të njohur dajën e tij, duke treguar se dajat mund të përdoren edhe për qëllime politike.

Kjo përplasje mes dy “aleatëve” tregoi se jo vetëm që nuk janë të ndryshëm nga klasa e vjetër politike, por ndoshta edhe më keq: për karrierën e tyre politike, janë të gatshëm të përdorin njerëzit më të afërt.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme