Politika 29 July 2025, 19:39 Nga VNA

AIS dhe ACER shprehin shqetësim për krizën në Komisionin e Prokurimit Publik: Institucioni ka ngecur pasi kreu i saj u mor nën hetim nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
AIS dhe ACER shprehin shqetësim për krizën në Komisionin e
Foto nga Google

Dy organizatat joqeveritare AIS dhe ACER kanë shprehur shqetësim të thellë për situatën në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), institucioni më i lartë në fushën e prokurimeve publike në vend. Mungesa e kuorumit për vendimmarrje, pas pezullimit të Kryetarit të Komisionit për shkak të një hetimi penal për “Pabarazi në tendera”, ka çuar në ngecje të funksionimit të institucionit.

Kjo situatë ka cenuar të drejtën e bizneseve për një mekanizëm efikas ankimi ndaj prokurimeve, duke rrezikuar parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme në sektor.

Aktualisht, mbi 30 ankesa në sektorë kyç po presin shqyrtim, ndërsa numri i tyre pritet të rritet në javët në vijim.

AIS dhe ACER i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit të ri që të ndërhyjnë me urgjencë për rikthimin e funksionalitetit të plotë të Komisionit dhe për të garantuar standardet e integritetit dhe efikasitetit, të domosdoshme për zhvillimin e drejtë të prokurimeve publike dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se SPAK ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyrin. Ai akuzohet nga SPAK për Shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim

Reagimi i plotë:

AIS dhe ACER shprehin shqetësim për situatën në institucionin më të lartë të sektorit të prokurimit publik

Dy organizatat joqeveritare të angazhuara në çështje të antikorrupsionit, AIS dhe ACER, shprehin shqetësim për situatën e krijuar në funksionimin dhe integritetin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), organi më i lartë shtetëror në fushën e prokurimeve publike.

E drejta e bizneseve për të pasur akses në një mekanizëm efikas ankimi gjatë konkurrimit në prokurime publike është cenuar për shkak të vakancës, mungesës së kuorumit për vendimmarrje deklarative dhe mosrespektimit të afateve.
Fakte të paraqitura:

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë administrativ që shqyrton dhe merr vendime për ankesat ndaj procedurave të prokurimit. Ky Komision përbëhet nga pesë anëtarë, njëri prej të cilëve zgjidhet si Kryetar.
Prej datës 30 qershor, me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një prej anëtarëve të Komisionit, konkretisht Kryetari, është marrë i pandehur dhe është pezulluar nga detyra për veprën penale “Pabarazi në tendera”.

Sipas Ligjit për Prokurimin Publik, vendimet merren me kuorum prej 3 anëtarësh për tenderë nën kufirin e lartë monetar dhe me 5 anëtarë për tenderë mbi këtë kufi (tenderë ndërkombëtarë).

Për shkak të mungesës së kuorumit me 5 anëtarë, institucioni nuk është në gjendje të funksionojë me efikasitet dhe integritet në shqyrtimin e ankesave për tenderë të rëndësishëm.

Sipas të dhënave të publikuara në Open Procurement Albania, aktualisht (ditët korente) janë mbi 30 ankesa të administruara në KPP vetëm në 5 sektorë të monitoruar nga ky program: tenderë të qeverisjes vendore, të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Ky numër pritet të rritet në javët në vijim, duke përfshirë tenderë me vlera të konsiderueshme në totalin vjetor të prokurimeve publike.

Mosfunksionimi i institucionit me kuorum të plotë dhe pezullimi i Kryetarit kanë sjellë një situatë që rrezikon parimet e konkurrencës së ndershme dhe transparencës në prokurimet publike.

E drejta për një mjet juridik efektiv dhe për qasje në një organ të pavarur rishikimi janë standarde të detyrueshme për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

AIS dhe ACER i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit të ri, i cili do të nisë punën në shtator, të ndërhyjnë me prioritet për të rikthyer institucionin në funksionalitet të plotë dhe në përputhje me standardet e integritetit.

Kjo është e domosdoshme për të garantuar funksionimin e mekanizmit të apelimit dhe për të mbrojtur të drejtat ligjore të bizneseve dhe autoriteteve kontraktuese në sektorin e prokurimeve publike.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme