Politika 30 July 2025, 11:23 Nga JJ

“S’më mundën me vota, po tentojnë me pranga” – Veliaj reagon nga burgu: “Jam zëri i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht”

Ndaje në Whatsapp
“S’më mundën me vota, po tentojnë me pranga”
Erion Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës

Nga burgu i Durrësit, pas 6 muajsh në paraburgim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një letër të gjatë drejtuar qytetarëve, ku rrëfen për herë të parë nga qelia akuzat ndaj tij, ndërhyrjet në hetim, dhe situatën personale e politike që po kalon. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Veliaj sulmon ashpër SPAK-un, të cilin e akuzon për “persekutim të organizuar politik” dhe “shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”.

Veliaj shkruan se pesë agjentë të BKH-së i komunikuan akuzën në burg, ndërkohë që ai kishte autorizuar avokatët të tërhiqnin dosjen në Tiranë. Ai thotë se media u njoftua për vizitën e BKH-së para se ta dinte ai vetë, çka e konsideron si “spektakël për të burgosurin 9216”, duke shtuar:

“Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima.”

Veliaj e cilëson dosjen ndaj tij si të pabazë në ligj, duke shtuar se shtesa e akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg shërben vetëm për të mbuluar mungesën e provave konkrete.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se një innuendo – thashetheme, letra anonime, shpifje e sajesa që nuk do të qëndrojnë në gjykatë,” shkruan ai.

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se nga një hetim 21-vjeçar nuk është gjetur asnjë shkelje në punën e tij si ministër apo kryetar bashkie, duke përmendur veçmas projektet madhore të transformimit të Tiranës: “Asnjë shkelje për Sheshin Skënderbej, Teatrin, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Bulevardin apo 50 shkollat e reja.”

Ndër të tjera, ai akuzon hetuesit për “voyeurizëm absurd dhe poshtërim personal”, duke përshkruar edhe skena nga kontrolli mjekësor me masa ekstreme sigurie:

“Nga ezofagu deri në rektum, me 30 roje, vetëm që të kaloj edhe vetting-un e brendshëm.”

Veliaj ngre shtatë pyetje publike për SPAK-un, përfshirë rolin e letrës anonime të një personi që “nuk ekziston”, rolin e mediave në rrjedhjen e informacioneve, dhe përse nuk lejohet të takojë avokatët ndërkombëtarë që po përgatisin çështjen në Gjykatën Europiane.

Ai nuk lë pa përmendur edhe vuajtjet personale:

“Të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.”

Por shpreh dhe vendosmërinë për të vazhduar luftën politike dhe personale:

“Nuk do i ndahem kauzave ku besoj. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën dhe Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!”

Në fund, Veliaj shprehet se do të jetë “zëri i mijëra familjeve që vuajnë nga tirania penale”, duke krahasuar veten me të burgosur të tjerë që sipas tij mbahen padrejtësisht në paraburgim për muaj të tërë, pa një vendim gjyqësor.

Letra e plotë mbyllet me një thirrje njerëzore:

“Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua.”

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme