Politika 30 Korrik 2025, 10:30 Nga JJ

ISP Kuvendit: Deputeti i emëruar në krye të QSUT është në papajtueshmëri me normat kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
ISP Kuvendit: Deputeti i emëruar në krye të QSUT është

Kushtetuta e RSH, neni 70, përcakton se deputetët “nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave”. Në rast shkeljeje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë. Në këtë mënyrë, papajtueshmëria me funksionin e deputetit nënkupton që deputeti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër përveç atij të anëtarit të parlamentit ose anëtarit të qeverisë (neni 70/2 i Kushtetutës).

Gjykata Kushtetuese ka trajtuar disa raste të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, përfshirë edhe vendimet V-44/2011, V-32/2016, të cilat çuan në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit dhe përfundimin e tij. Sipas Kushtetutës dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese neni 65/3 i Kushtetutës parashikon se “mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, pra deputeti konsiderohet i tillë që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë deputet deri në konstituimin e parlamentit pasardhës, pra në mbledhjen e parë të tij”. Ky rregullim, sipas GJK, shmang ose zvogëlon shqetësimin e tyre për mjetet e jetesës gjatë kohës që konkurrojnë përsëri si deputetë ose përpiqen të ridimensionohen në tregun e punës. Arsyeja që ligjvënësi ka parashikuar një rregullim të tillë ka të bëjë edhe me faktin që, edhe sikur formimi i Kuvendit të ri të zgjasë, ose zgjedhjet të mos zhvillohen për arsye të ndryshme, mbledhja e Kuvendit ekzistues të jetë e mundur në raste të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, deputetët e Kuvendit “të vjetër” konsiderohen ende anëtarë të tij deri në mbledhjen e Kuvendit “të ri”, theksohet nga vendimmarrja e GJK 44/2011.

Bazuar në këto standarde kushtetuese, Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka adresuar një letër Kryetares së Kuvendit duke shprehur shqetësimin dhe kërkesën për të kryer verifikimet përkatëse dhe në bazë të tyre të ndërmerren aktet e nevojshme ligjore që sigurojnë zbatimin e Kushtetutës dhe respektimin e ligjeve në fuqi lidhur me rastin Spaho. Përmes mediave është bërë e njohur se z. Florenc Spaho, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është emëruar drejtor i QSUT (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë), një detyrë ekzekutive e papajtueshme me funksionin e deputetit. Në faqen zyrtare të QSUT janë publikuar aktivitete drejtuese të zotit Spaho, nisur nga data 24 korrik 2025. Zoti Spaho është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili, referuar dokumentit zyrtar të Kuvendit të RSH[1] ka nisur ushtrimin e mandatit me betimin e tij me 10.09.2021 dhe e përfundon mandatin me 10.09.2025.

Shkarko dokumentin e plotë.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme