Politika 30 July 2025, 13:28 Nga JJ

Berisha sulmon projekt-Kodin Penal: “Narkokod nga shpella e mafies”. PD nuk përjashton bojkotin e Kuvendit në shtator

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon projekt-Kodin Penal: “Narkokod nga shpella e mafies”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të forta ndaj projekt-Kodit të ri Penal të propozuar nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si një “narkokod” të hartuar në “shpellat e mafies”.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se hartimi i këtij drafti është bërë në mënyrë arbitrare dhe të paprecedentë, pa asnjë konsultim institucional. Si provë të kësaj, ai solli deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili sipas tij ka pranuar publikisht se nuk është pyetur për projektin.

“Kur thashë se ky kod ka dalë nga shpellat e mafies, pati njerëz që u habitën. Por tani që Prokurori i Përgjithshëm konfirmon se nuk është pyetur fare, kuptohet qartë çfarë përfaqëson ky kod: dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”, tha Berisha.

Ai renditi disa nga nenet më shqetësuese sipas tij, mes të cilave:

burg për parkim, burg për fatura të papaguara të dritave dhe ujit, burg për ndërtim në pronë private,
ndërsa dënimet për zyrtarët e korruptuar, theksoi ai, përgjysmohen.

Berisha e cilësoi draftin si një “atentat madhor ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës për të denoncuar padrejtësitë”, duke akuzuar se Kodi synon të mbrojë individë të caktuar si Altin Dumani dhe Irena Gjoka nga çdo kritikë publike. “Në asnjë vend të botës nuk ndalohet kritika ndaj vendimeve gjyqësore. Ky Kod synon të frikësojë qytetarët dhe gazetarët”, u shpreh ai.

I pyetur për qëndrimin e Partisë Demokratike në raport me Kuvendin pas zgjedhjeve të 11 majit që, sipas tij, nuk njihen nga PD, Berisha tha se gjithçka do të vendoset nga forumet e partisë. Ai nuk përjashtoi mundësinë e bojkotit parlamentar në shtator.

Ndërsa për një riformatim të forumeve të brendshme të PD-së, ish-kryeministri la të kuptohet se një lëvizje e tillë nuk është në planet e afërta.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme