Politika 17 March 2026, 10:59 Nga VNA

"Regjisori" mungon në skenë, Shqipëria shpall Irani shtet terrorist, por Rama bojkoton seancën

Ndaje në Whatsapp
"Regjisori" mungon në skenë, Shqipëria shpall Irani

lNë një seancë që ngjante më shumë me një skenar urgjencë të shkruar në prapaskenë se sa me një proces parlamentar normal, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit. Ky vendim e katapulton Shqipërinë si vendin e dytë në botë, menjëherë pas SHBA-së, që ndërmerr një hap të tillë.
Por, pavarësisht "peshës historike" të vendimit, salla e Kuvendit dëshmoi një paradoks: Mungesa e njeriut që e shpalli këtë nismë si urgjencë kombëtare, Edi Ramës.
Javën e shkuar, Kryeministri e prezantoi këtë nismë me një ton thuajse alarmant, por pa dhënë asnjë shpjegim se përse Shqipëria duhej të nxitonte pikërisht tani, duke lënë pas edhe vetë Bashkimin Evropian. Sot, kur erdhi koha e kartonëve, "regjisori" nuk ishte në sallë. Për një lider që nuk lë rast pa u shfaqur si protagonist i marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo mungesë është sa e pakuptimtë, aq edhe e dyshimtë.
Bashkë me të, mungonte edhe "mollë e sherrit", Belinda Balluku, e cila duket se ka zgjedhur heshtjen dhe distancën teksa përballet me imunitet përballë SPAK.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancë duke e quajtur rezolutën një akt teatral që shkel çdo procedurë parlamentare. Megjithatë, jo e gjithë opozita qëndroi jashtë.
Erald Kapri nga Partia "Mundësia" ishte i pranishëm, dhe e cilësoi lëvizjen si një "akt servil të Edi Ramës" për të joshur ndërkombëtarët dhe për të hequr vëmendjen nga kriza "Balluku", por në fund ai përsëri votoi pro. Ndërkohë, Redi Muçi nga "Lëvizja Bashkë" zgjodhi abstenimin.
Interesant ishte rikthimi i Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt. Pasi "thyen" urdhrin e Ramës dhe nuk u paraqitën në votimin për të mbrojtur Ballukun nga arrestimi, dyshja u shfaq sot në sallë për të votuar pro rezolutës anti-Iran.
Në mungesë të Kryeministrit, barrën e mbrojtjes së rezolutës e morën Taulant Balla dhe Igli Hasani. Të dy u përpoqën të legjitimonin urgjencën duke kujtuar sulmet kibernetike që gjymtuan sistemet tona shtetërore. Sipas tyre, Irani nuk është një çështje e largët gjeopolitike, por një rrezik prezent.
Mungesa e Ramës në momentin e votimit të "kryeveprës" së tij diplomatike ngre pyetjen e madhe: A ishte kjo vërtet një betejë kundër terrorizmit, apo thjesht një monedhë këmbimi për të blerë qetësi përballë skandaleve të brendshme që i kanë plasur në dorë?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme