Politika 16 March 2026, 14:38 Nga VNA

Salianji kundër ndryshimeve në statutin e PD, kritikon Berishën: Imitimi i Ramës dëmton opozitën

Ndaje në Whatsapp

Salianji kundër ndryshimeve në statutin e PD, kritikon Berishën:

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, është shprehur kundër ndryshimeve të statutit të partisë të cilat jajnë propozuar sot në mblehdjen e Kryesisë së PD. Në një reagim në facebook, Salianji shprehet se nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në “Kushtetutën e partisë” dhe në statut.

Ai shprehet se neni 46 është i qartë dhe nuk mund të anashkalohet për interesa të momentit.

“Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim”, shprehet Salianji, duke shtuar se çdo përpjekje e tillë do t’i bënte autorët përgjegjës përpara opozitarëve dhe shoqërisë.

Ai gjithashtu kritikon atë që e cilëson si prirje për të uzurpuar rregullat, për të dobësuar degët e partisë dhe për të përjashtuar demokratët, duke theksuar se PD nuk mund të trajtohet si pronë private e disa individëve.

Ish-deputeti demokrat vijoi me kritikat ndaj Berishës për sulmet e fundit ndaj ambasadorit të BE, duke thënë se po ndjekë të njëjtin model sjelljeje që përdor kryeministri Edi Rama në qeverisje.

Salianji thekson se Rama ndodhet nën presion ndërkombëtar për çështje që lidhen me respektimin e ligjit dhe barazinë para tij, ndërsa paralajmëron se opozita nuk duhet të bjerë në të njëjtën “kurth” duke ndryshuar rregullat apo duke sulmuar ndërkombëtarët.

Në përfundim të reagimit të tij, ai shprehet se nëse opozita fillon të sillet si pushteti që denoncon, rrezikon të dëmtojë jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa politike.

“Sepse në fund lind pyetja që askush nuk do ta dëgjojë, por që shumë qytetarë tashmë e bëjnë: mos vallë loja është e njëjtë dhe palët janë më afër se sa duken?”, përfundon reagimin e tij ish-deputeti demokrat.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme