Politika 17 March 2026, 10:33 Nga VNA

Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, opozita bojkoton seancën

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, opozita bojkoton

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Rezoluta u fut në rendin e ditës pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Në dokument i kërkohet qeverisë shqiptare që, menjëherë pas miratimit, të ndërmarrë hapa për të shpallur organizata terroriste Hezbollahu dhe Pasdaranët.

Ndërsa socialistët e cilësuan rezolutën si një “nevojë urgjente”, opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike, bojkotoi seancën parlamentare.

Megjithatë, në sallë ishin të pranishëm deputeti Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga Partia Bashkë. Kapri votoi pro rezolutës.

Gjatë votimit mungonin kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku. Ndërkohë, ndryshe nga seanca e fundit ku votohej për Belinda Ballukun, në Kuvend nuk zgjodhën të merrnin më mungesë Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme