Politika 16 March 2026, 13:29 Nga VNA

Më 23 maj do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së

Ndaje në Whatsapp

Më 23 maj do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të

Partia Demokratike ka vendosur që më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të partisë, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor.

Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Elda Hoti, Keltis Kruja, Adriana Kalaja, Marash Logu, Franc Nuri.

Ky grup pritet të punojë për ndryshimet dhe përditësimin e Statutit të partisë, të cilat më pas do të diskutohen dhe miratohen në forumet e larta të PD-së.

Gjatë mbledhjes është vendosur gjithashtu që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme