Politika 16 March 2026, 21:31 Nga VNA

Ilir Alimehmeti pret një kandidat tjetër përballë Berishës, por nuk e ka kuptuar ende që në PD nuk ka garë

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti pret një kandidat tjetër përballë

Ilir Alimehmeti duket se është ende në pritje të një kandidati tjetër përballë Sali Berishës në garën për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për A2 CNN ai u shpreh se deri tani nuk njeh ndonjë kandidaturë tjetër, por nëse ekziston, atëherë ajo duhet të shfaqet publikisht.

“Kryetari patjetër që është organi më i rëndësishëm ndoshta i Partisë Demokratike. Partia në vetvete vendoset dhe fillon nga data 6 qershor sepse Kuvendi cakton Këshillin. Këshilli pastaj cakton Kryesinë, nënkryetarët, sekretariatet, të gjithë pjesën organizative. Unë s’e di të ketë kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës. S’di të ketë tjetër. Nëqoftëse ka tjetër, do ta presim të na shfaqet”, u shpreh Alimehmeti.

Në fakt, problemi në Partinë Demokratike nuk është nëse mund të gjendet një kandidat tjetër. Në politikë kandidatë nuk mungojnë kurrë.

Problemi është se në PD prej kohësh nuk duket të ketë një garë reale për kryetarin.

Kjo është arsyeja pse ideja e “pritjes për një kandidat tjetër” tingëllon pak paradoksale. Sepse edhe nëse një kandidat i tillë shfaqet, pyetja që mbetet është nëse ai hyn në një garë të vërtetë apo thjesht në një proces formal ku rezultati duket i ditur që në fillim.

Në këtë kuptim, pritja për një kandidat tjetër ngjan më shumë si pritja për një debat që askush nuk e ka planifikuar të zhvillohet.

Sepse në PD kandidati mund të gjendet.
Ajo që është shumë më e vështirë për t’u gjetur është gara.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme