Politika 17 March 2026, 09:51 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Por një tjetër çështje po shqyrtohet në hije, vendimi i së cilës rrezikon të vendosë fatin e tre dosjeve të bujshme, përfshi edhe atë të zonjës Balluku.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024.

Me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, Berberi godet gjithashtu ligjshmërinë e provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij, prej nga janë gjeneruar të dhëna për tre dosje të rëndësishme me dhjetra persona të akuzuar.

Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.

Bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në një tender gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Më 5 mars, Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë plenarë mbi bazën e dokumenteve lidhur me kërkesën e Berberit, ku avokati i tij dhe prokurorët e SPAK kanë parashtruar argumentet e tyre.

Kërkesa e ngritur nga Berberi përballë Gjykatës Kushtetuese ka krijuar shqetësime për Prokurorinë e Posaçme, veçanërisht për pjesën që lidhet me ligjshmërinë e provave.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të komentonte zyrtarisht, por një burim në dijeni të çështjes i tha BIRN se Gjykata Kushtetuese kishte tashmë në dorë fatin e mëtejshëm të tre procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë.

“Në rast se provat çmohen të papërdorshme, atëherë do të rrezikohen akuzat për afro 40 të pandehur, përfshirë edhe akuzat ndaj Ballukut, Becit dhe Berberit,” tha burimi.

Avokati i ish-kreut të ARRSH, Gentian Romano i tha BIRN se nuk kishte asnjë koment për të bërë lidhur me kërkesën dhe pretendimet e ngritura në Gjykatën Kushtetuese.

Precedentët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e bërë nga Berberi janë të përzierë. Ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar në përgjithësi kërkesat për shfuqizimin e masave të arrestit për zyrtarët e lartë, në një rast, gjykata i dha të drejtë një ankueseje për sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të procedimit penal ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese nuk gjendet ndonjë e dhënë për seancën e radhës që do të zhvillohet për këtë çështje, por burime të gjykatës i thanë BIRN se vendimarrja pritet të shpallet javën e ardhshme./BIRN

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme