Politika 15 May 2026, 21:46 Nga VNA

Lideri që kontrollon Shqipërinë si startup personal i shpjegon BE-së problemet që ka me centralizimin

Ndaje në Whatsapp
Lideri që kontrollon Shqipërinë si startup personal i shpjegon

Nëse do ta dëgjoje pa e ditur se për cilin vend flet, do të mendoje se po dëgjonte kryeministrin e një demokracie model europiane. Një lider të një shteti që ka konsoliduar institucionet, garantuar ndarjen e pushteteve, ndërtuar zgjedhje të pakontestuara dhe krijuar standarde që mund t’u japin leksione të tjerëve për demokracinë liberale dhe marrëdhëniet transatlantike.

Por jo. Ishte Edi Rama.

Kryeministri i një vendi që prej më shumë se 30 vitesh endet në korridoret e Bashkimit Europian pa arritur të hyjë dot në të, doli në Estoni për t’i shpjeguar Europës si duhet të zgjohet dhe Amerikës si duhet interpretuar Donald Trump.

Në Konferencën Lennart Meri, një forum serioz sigurie dhe gjeopolitike, Rama foli me sigurinë e një lideri global, duke i kujtuar Europës se Putin e “zgjoi” dhe Trump e detyroi “të mbledhë veten”. Madje shkoi deri aty sa të ironizonte europianët që “harxhojnë kohë duke dëgjuar çfarë thotë Trump”.

Ka diçka pothuajse surrealiste në faktin që kryeministri i Shqipërisë – vendit me emigracion masiv, institucione të kapura politikisht, media të përqendruara ekonomikisht, zgjedhje të kontestuara dhe pushtet të centralizuar në mënyrë ekstreme – shfaqet si pedagog i demokracisë perëndimore.

Sepse problemi nuk është që Rama flet në konferenca ndërkombëtare. Problemi është kontrasti brutal mes retorikës globale dhe realitetit shqiptar.

Ndërsa në Tallinn flet për “dobësitë e Europës”, në Shqipëri opozita denoncon prej vitesh kontrollin e institucioneve, presionin administrativ dhe një model pushteti ku gjithçka rrotullohet rreth një njeriu të vetëm. Ndërsa ai analizon NATO-n dhe ekuilibrat euro-atlantikë, vendi që drejton vazhdon të jetë një nga ekonomitë më të brishta të kontinentit, me të rinj që largohen masivisht dhe me një klimë mosbesimi të thellë ndaj shtetit.

Ironia më e madhe është se Rama flet për Europën sikur Shqipëria të ishte peng i burokracisë europiane dhe jo edhe i vetë modelit që ai ka ndërtuar këto 13 vite. Sikur problemi i vetëm të ishte hezitimi i Brukselit dhe jo fakti që Shqipëria ende lufton me korrupsionin, standardet demokratike dhe funksionimin real të shtetit ligjor.

Në fjalimin e tij kishte një të vërtetë: Europa vërtet u zgjua nga lufta dhe nga frika gjeopolitike. Por ajo që Rama nuk tha është se Europa nuk funksionon vetëm me retorikë, marketing politik dhe liderë karizmatikë. Funksionon me institucione që kufizojnë pushtetin. Pikërisht ajo gjë që në Shqipëri është dobësuar vit pas viti.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse fjalimet e Ramës jashtë vendit tingëllojnë gjithmonë më europiane sesa vetë Shqipëria që ai qeveris.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme