Politika 14 May 2026, 21:38 Nga VNA

Karçanaj konfirmon Ramën dhe përgënjeshtron SPAK: “Jetoj në shtëpi me qira”

Ndaje në Whatsapp
Karçanaj konfirmon Ramën dhe përgënjeshtron SPAK:

"Nuk kam ndjerë gjë më të rëndë se kriminalizimi i jetës sime”

Mirlinda Karçanaj ka folur në Top Channel për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj, duke deklaruar se gjithçka që ka ndërtuar është rezultat i punës së saj ndër vite dhe se çdo pasuri është e deklaruar sipas ligjit.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t tha se aktualisht jeton në një apartament me qira, të cilin e ka zgjedhur pranë vendit të punës pasi nuk drejton automjet.

“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam marrë me kontratë dhe e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë”, deklaroi Karçanaj.

Ajo reagoi edhe për pasuritë e sekuestruara, duke theksuar se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht që një pasuri është e paligjshme.

“Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por dua të shtoj se nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime”, u shpreh ajo.

Karçanaj kujtoi edhe periudhën e emigrimit në Kanada, duke thënë se pasuritë e saj janë ndërtuar me vite pune dhe sakrifice.

“Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj. Kam emigruar në Kanada, kam dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 të darkës”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t.

Ajo tha gjithashtu se ka marrë si gjithë shqiptarët një shtepi me qira.

Sipas saj, çdo pasuri që zotëron është e deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme