Politika 14 May 2026, 21:51 Nga VNA

Karçanaj: “E kam parë SPAK-un me admirim, fajin e kanë gazetarët që më kanë akuzuar kot

Ndaje në Whatsapp
Karçanaj: “E kam parë SPAK-un me admirim, fajin e kanë

Mirlinda Karçanaj ka komentuar edhe akuzat që rëndojnë ndaj saj për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si edhe për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në deklaratat e saj në Top Channel, Karçanaj tha se ka pasur gjithmonë respekt për profesionin e prokurorit dhe për punën e SPAK-ut, edhe pse sot ndodhet vetë nën hetim.

“Unë kam respekt për punën e profesionistëve dhe të prokurorëve, madje para se të më kthehej bota përmbys. E kam parë SPAK-un me admirim, ndonëse e kam në kurriz si në ëndrrën time më të keqe”, deklaroi ajo.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t u shpreh se beson se procesi ndaj saj do të bazohet mbi prova dhe dokumente dhe jo mbi perceptime publike apo video “të nxjerra jashtë kontekstit”.

“Nuk besoj se prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë të padrejtë me mua pasi të më pyesin dhe të hetojnë provat dhe dokumentat, dhe jo me video të nxjerra nga konteksti”, tha Karçanaj.

Ajo la të kuptohet gjithashtu se klima publike dhe mediatike ka ndikuar në mënyrën si është perceptuar çështja, duke sugjeruar se edhe raportimet mediatike kanë kontribuar në tensionin dhe paragjykimin publik ndaj saj.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme