Politika 15 May 2026, 13:05 Nga VNA

Berisha mbron rezolutën e përbashkët me PS: “Emrat nuk janë shkruar, por akuzat ndaj qeverisë janë të nënkuptuara në çdo paragraf”

Ndaje në Whatsapp

Berisha mbron rezolutën e përbashkët me PS: “Emrat nuk

Sali Berisha ka reaguar ndaj kritikave se rezoluta e përbashkët e votuar me mazhorancën për integrimin europian nuk përfshin akuzat më të forta të opozitës ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha pranoi se në tekst nuk përmenden drejtpërdrejt emra apo çështje konkrete, por argumentoi se problematikat e ngritura prej opozitës janë të “nënkuptuara në çdo paragraf” të rezolutës.

“Në mënyrë absolute, në atë rezolutë, nga rreshti i parë tek rreshti i fundit, nuk shprehet asnjë vlerësim, qoftë edhe më i vogli, për punën e parlamentit dhe qeverisë në procesin e integrimit”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, mungesa e referencave direkte ndaj aferave që opozita ka denoncuar ishte kusht për arritjen e dakordësisë politike.

“Nëse ne do të kërkonim që tek AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, të dilte emri i Linda Ramës, tek aferat e Belinda Ballukut, të Edi Ramës dhe të tjerë, sigurisht që Edi Rama nuk do t’i lejonte kurrë deputetët e tij ta votonin”, tha kreu i PD-së.

Ai përmendi edhe rastin e Olta Xhaçkës, duke thënë se “rasti i Olta Xhaçkës” është “me vetëkuptim” në pjesët e rezolutës ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve dhe forcimi i rolit të parlamentit.

Berisha argumentoi se dokumenti në thelb përfaqëson qëndrimin e opozitës të mbajtur prej dy vitesh: mbështetje për integrimin europian, por me bindjen se Shqipëria nuk plotëson standardet reale përveç kriterit gjeopolitik.

“Rezoluta nga alfa tek omega shtron kërkesa dhe nuk ka asnjë vlerësim për qeverinë. Në çdo frazë bën të qartë problematikat e mëdha që duhet të adresohen”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, votimi unanim nuk duhet lexuar si mbështetje për qeverinë, por si një konfirmim i “konseguencës së PD-së ndaj integrimit të bazuar në meritë dhe performancë”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme