Kronika 15 May 2026, 23:00 Nga VNA

Ndërtimi pa leje në plazh fundos drejtuesit e Policisë së Sarandës, ndalohet shefi i komisariatit dhe 4 zyrtarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Ndërtimi pa leje në plazh fundos drejtuesit e Policisë së

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të Sarandës ka çuar në arrestimin dhe pezullimin e disa punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për një objekt me disa struktura, një pjesë e të cilave të ndërtuara në ujë, në terren u konstatuan punime të paligjshme ndërtimi.

Për rastin, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 persona që punonin në objekt, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja që posedonte hapësirën e plazhit dhe për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin ndërtimet pa leje.

Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, në terren u angazhuan edhe IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ndërkohë, hetimet u zgjeruan edhe ndaj efektivëve të policisë që dyshohet se nuk kishin marrë masa për të ndaluar paligjshmërinë.

Në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Sarandës, u bë ndalimi i:

Komisar Gëzim Bashllari, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;
Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;
Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;
Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Sipas Policisë së Shtetit, ndaj tyre rëndojnë dyshime për veprat penale:

“Shpërdorim detyre”,
“Kryerja e veprimeve arbitrare”,
dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.
Autoritetet dyshojnë se shkeljet nuk lidhen vetëm me këtë rast.

Pas ndalimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër efektivëve, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

Po ashtu është pezulluar edhe shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi sipas Policisë nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore të AMP-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme