Politika 15 May 2026, 13:07 Nga VNA

Berisha sulmon ashpër Top Channel pas intervistës së Mirlinda Karçanajt

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon ashpër Top Channel pas intervistës së Mirlinda

Sali Berisha ka sulmuar ashpër Top Channel një ditë pas intervistës së ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt, duke e akuzuar televizionin për manipulim dhe mbrojtje të qeverisë së Edi Ramës.

Në një deklaratë nga selia e PD-së, Berisha përdori tone të ashpra ndaj drejtimit të televizionit.

“Top Channel, që drejtohet nga një kumarxheshë e papërmbajtur, milionat që grabit nga ju me Edi Ramën dhe ministrat, i përdor për t’ju mashtruar”, deklaroi ai.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të “hedhin poshtë me përçmim mashtrimet” dhe të përdorin rrjetet sociale për të kundërshtuar atë që e quajti “mafie e fjalës së lirë”.

Sipas kreut të PD-së, intervista e transmetuar një natë më parë kishte për qëllim mbulimin e “mashtrimeve të Edi Ramës”, pasi sipas tij mediat dhe dokumentet e SPAK-ut kanë rrëzuar pretendimet e kryeministrit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme