Politika 14 May 2026, 21:22 Nga VNA

“Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale”, Karçanaj flet për raportin me Agasin dhe hetimet për AKSHI-n

Ndaje në Whatsapp
“Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi

Mirlinda Karçanaj ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Ergys Agasi dhe hetimet që lidhen me procedurat në AKSHI, duke deklaruar se kontaktet institucionale nuk mund të interpretohen automatikisht si përgjegjësi penale.

Në intervistën e saj në Top Story me Grida Duma, Karçanaj tha se Agasin e njeh nga koha kur ai ushtronte funksione në administratën publike dhe se marrëdhënia mes tyre ka qenë “korrekte si me të gjithë drejtuesit”.

“ Në funksione publike është e domosdoshme të kesh kontakte, sepse në të kundërt nuk bëhet puna. Por kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale”, deklaroi ajo.

Karçanaj u shpreh se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse Agasi ka apo jo përgjegjësi penale, duke theksuar se kjo është detyrë e akuzës dhe e procesit hetimor.

“Mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë. I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat dhe dokumentat dhe më pas të dalë në përfundime”, tha ish-drejtoresha e AKSHI-t.

Sa i përket rolit të saj në institucion, Karçanaj deklaroi se drejtimi i AKSHI-t ka qenë i orientuar drejt zbatimit të ligjit dhe respektimit të procedurave.

“Ajo që mund të them për veten është se mënyra si e kam drejtuar institucionin ka qenë qartësisht e orientuar që të zbatohet ligji, të mos shkelet asnjë procedurë dhe gjithçka të jetë konform ligjit”, u shpreh ajo.

Karçanaj shtoi se fokusi i saj kryesor nuk kanë qenë prokurimet, por zhvillimet teknologjike të institucionit.

“Sa i takon prokurimeve, kam zgjedhur të mos merrem me të përditshmen. Madje kam deleguar rolin e titullarit të prokurimeve. Nuk i kam ndjekur prokurimet”, deklaroi ajo.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme