Kronika 15 May 2026, 20:51 Nga VNA

Trafikuan heroinë nga Suedia në Danimarkë, ja kush janë dy vëllezërit fierakë

Ndaje në Whatsapp
Trafikuan heroinë nga Suedia në Danimarkë, ja kush janë dy

Marsel Liçaj dhe Ermal Liçaj, janë dy vëllezërit fierakë, të cilët akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar heroinë në të paktën shtatë raste nga Suedia drejt Danimarkës.
Sipas SPAK vëllezërit u larguan nga Danimarka, pasi atje u arrestuan kunati i tyre dhe disa shtetas të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit. Marsel Liçaj u arrestua dy ditë më parë, ndërsa Ermal Liçajt iu komunikuan masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
“Autoritetet daneze, në muajin gusht të vitit 2023 kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 – “Operacioni Bacchus”. Në hetim ishte një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj, të cilët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës. Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, gjatë të cilëve, anëtarët e grupit kriminal kanë importuar në Mbretërinë e Danimarkës heroinë përmes shtetit kufitar të Suedisë. Lënda narkotike e trafikuar, përgatitej për shitje në tregun danez, e përzierë me lëndë të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim maksimizimin e fitimeve”, njoftoi SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme