Politika 11 November 2025, 18:25 Nga VNA

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

Ndaje në Whatsapp
KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata.

Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në gjykata u bë pjesë e debatit për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2026, ku sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, Ministria e Financave nuk ka plotësuar kërkesën për 340 milionë lekë për këtë qëllim.

“Bëhet fjalë për çdo element të sigurisë, detektorë, skanera, e elementë të tjerë që nuk i kemi marrë. Ky fond është marrë vetëm në 2023, por procedurat e prokurorimeve nuk kanë përfunduar. Tek ajo që kërkojmë përfshihet dhe 340 milionë për sigurinë në gjykata”- tha kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi para Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Edhe pse buxheti për KLGJ ka pësuar rritje, përsëri KLGJ u ankua se buxheti i miratuar është 26% më pak se ai i kërkuar, pasi Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën për 2 miliardë lekë, që parashikohej për investime në infrastrukturën e godinave dhe rritjen e sigurisë.

Rusi u tha deputetëve se investimet në infrastrukturë dhe siguri duhet të shkonin paralel.

“Mund të çojmë një detektor, por kur s’ka vend ku të vendoset ska vlerë”- tha ai për të ilustruar problematikën me mungesën e godinave.

Gjithsesi, Rusi tha se, edhe nëse fondi i kërkuar nuk do të miratohet Rusi tha se KLGJ ka parashikuar që nga fondet për investime një pjesë e tyre, 57 milionë lekë do të dedikohet për sihgurinë, ashtu siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera.

Kreu i KLGJ-së u ankua po ashtu për mungesën e trojeve për ndërtimin e godinave të reja të gjykatave në rrethe në zbatim të hartës së re gjyqësore ose vendosjen në dispozicion të godinave ekzistuese në shërbim të gjykatave.

Edhe numri shtesë i punonjësve të miratuar nga ministria prej 100 specialistësh për gjykatat nuk ka kënaqur kërkesën e KLGj që ishte dyfish i kësaj shifre.

Kërkesat e KLGJ-së u mbështetën nga mazhoranca dhe opozita si të drejta dhe komisioni I kërkoi Ministrisë së Financave që të shikonte mundësinë e plotësimit të tyre para se buxheti të shkonte për miratim.

Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i sugjeroi Ministrisë së Financave që të ketë në vëmendje që KLGJ të marrë numrin më të madh të punonjësve kur të miratohet numri i punonjësve me kontratë.

“Është fati i 140 mijë familje që presin nga dosjet stok”- tha ai duke argumentuar propozimin e tij për shtim stafi për gjykatat, si një nga shërbimet më të rëndësishme për publikun.

Ndërsa për fondin e investimeve Manja e lidhi përgjigjen e ministrisë me mosrealizimin e zërit të investimeve të parashikuara për vitin 2025, ku institucioni ka shpenzuar deri më tani vetëm 9.1 përqind të fondit të akorduar.

Gjithsesi Manja la detyrë përfaqësuesve të ministrisë dhe relatorit të buxhetit në komision që të shqyrtohet mundësia për akordimin e buxhetit për sigurinë në gjykata.

“Duhet të dakordësojmë buxhetimin në këtë zë, na takon që ta mbështesim KLGJ, siguria në gjykata është primare”- tha ai.

Edhe nënkryetari opozitar i komisionit, Oerd Bylykbashi, mbështeti kërkesat e KLGJ-së dhe kërkoi që komisioni i Ligjeve të bëjë presion ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave që vijnë nga institucionet e drejtësisë.

“Qeveria të heqë dorë nga shpenzime luksi dhe këto para t’i transferohen KLGJ-së. Është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë pa kthyer kokën në siklet nëse qeveria i jep para apo jo”- tha ai./BIRN

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme