Politika 11 November 2025, 14:59 Nga VNA

Berisha urdhëron analizë pas 6 muajsh nga humbja e zgjedhjeve, paralajmëron protesta pa datë

Ndaje në Whatsapp
Berisha urdhëron analizë pas 6 muajsh nga humbja e zgjedhjeve,

Pas më shumë se gjashtë muajsh nga humbja e zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një analizë të thellë për rezultatet e PD, duke mbledhur kryetarët e degëve dhe duke kërkuar që në proces të përfshihen edhe figura të reja. Ai nuk përmendi zgjedhje brenda partisë, por insistoi te pjesëmarrja aktive e secilit.

“Analiza është e detyrueshme. Do ta bëni ju me kryesinë, me seksionet dhe grupseksionet. Do të dilni me sugjerime, me propozime me ato çfarë mendoni. Por suksesi i saj është sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja. Prandaj, secili prej jush të mendoj cilin njoh, ku është, të bisedojë dhe t’i afrojë sado në pamje të parë është e vështirë,” tha Berisha.

Ai foli edhe për protesta paqësore, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen, por pa dhënë një datë konkrete.

“Përveç protestës paqësore asnjë mjet tjetër nuk mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtet që tejkalon çdo lloj regjimi. Çdo shqiptar duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij. Të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë protesta jonë, asnjë rrugë tjetër. Është në detyrimin tonë madhor këtë situatë dramatike ta shqyrtojë, ta analizojë dhe të vendosim t’i përgjigjemi.”

Në konferencën për mediat, Berisha sulmoi sërish ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, pas përplasjes për ligjin e barazisë gjinore.

“Ky zotëri (Gonzato) u thotë deputetëve të PD dhe jo vetëm, ‘ai narkoshteti për të cilin flet Berisha nuk e beson njeri as këtu, as në Luksemburg’. Sigurisht, ti çon ato informacione të cilat absolutisht janë të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më tragjik dhe dramatik i shqiptarëve. Atëherë unë i drejtoj pyetjen pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve të narkoshtetit. Na thuaj çfarë janë këto kulla të cilat vetëm 20% e kanë nga bankat dhe të tjerat.”

Berisha vazhdoi me retorikën e tij të njohur, duke fajësuar “regjimin” për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme, ku PS fitoi të gjitha bashkitë, ndërsa PD nuk paraqiti kandidatët e vet dhe mbështeti vetëm disa të pavarur në mënyrë simbolike.

“Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimi masiv i votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimin e ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve të qeverisë që mos të lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme, me çdo kusht dhe çmim, ai do i qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.”

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme