Politika 11 November 2025, 09:40 Nga VNA

Qeveria shton buxhetin për koncesionet, jo për të sëmurët me kancer

Ndaje në Whatsapp
Qeveria shton buxhetin për koncesionet, jo për të

Edhe pse qeveria ka premtuar se do të rrisë financimet për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda, realiteti i projektbuxhetit tregon një tjetër prioritet: vazhdimin e pagesave për koncesionet e përfolura të shëndetësisë.

Financimi i kontratave koncesionare hyn në një fazë të re në vitin 2025, por barra për buxhetin mbetet e lartë. Dy nga marrëveshjet më të kushtueshme — sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale dhe shërbimi i dializës — do të vazhdojnë të përthithin miliona euro deri në fund të 2026-s, përpara se të mbyllen përfundimisht.

Vetëm për sterilizimin, pagesat arrijnë kulmin vitin që vjen me 1.9 miliardë lekë, përpara se të bien në 500 milionë në 2026. Ndërsa për dializën, fondet do të shkojnë në 960 milionë lekë në 2025 dhe 815 milionë në 2026, për t’u mbyllur më pas. Në total, këto dy kontrata i kanë kushtuar shtetit rreth 250 milionë euro në periudhën 2016-2026.

Por ndërsa këto dy marrëveshje po shkojnë drejt fundit, një tjetër po merr gjithnjë e më shumë peshë: kontrata e laboratorëve, që zgjat deri në vitin 2030. Ajo po shndërrohet në boshtin kryesor të skemës PPP në shëndetësi, me fonde që rriten çdo vit — nga 1.8 miliardë lekë në 2024 në 2.15 miliardë në 2027 — duke u dyfishuar krahasuar me parashikimet fillestare.

Këto kontrata, të firmosura në vitin 2016, janë përmendur në mënyrë të përsëritur në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe kanë qenë objekt hetimesh nga SPAK për fryrje kostosh, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta.

Në kontrast me këtë, programet për trajtimin e pacientëve me kancer mbeten me buxhet të kufizuar, ndërsa shumë prej tyre detyrohen të blejnë vetë ilaçet jetike jashtë vendit.

Në praktikë, ndonëse qeveria shpall rritje të fondeve për pacientët, shëndetësia publike do të vazhdojë të paguajë faturën e koncesioneve që po hetohen për abuzime.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme