Politika 11 November 2025, 12:48 Nga VNA

Opozita rikthehet në komisione, por “harron” Reformën Territoriale

Ndaje në Whatsapp
Opozita rikthehet në komisione, por “harron” Reformën
Komisioni i Reformës Territoriale

Komisioni i Reformës Territoriale nisi sot punimet, por karriget e Partisë Demokratike mbetën bosh sërish. Edhe pse kjo është një nga nismat më të rëndësishme që opozita vetë e ka kërkuar me ngulm, deputetët demokratë zgjodhën të mos paraqiten.

Në sallë përballë socialistëve, u ulën vetëm dy përfaqësues nga partitë aleate të PD, Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Pjesa tjetër e opozitës mungoi, pa asnjë shpjegim publik.

Duhet theksuar se këtë herë bojkoti nuk lidhet me “urdhrin” e Gazment Bardhit për mospjesëmarrje në komisione, pasi në shumicën e tyre deputetët demokratë ishin të pranishëm. Kjo ngre pyetjen e thjeshtë, a kemi të bëjmë me një bojkot politik apo me një “keqkuptim” mes vetë demokratëve?

Nëse një pjesë e grupit ndjek urdhrat e Bardhit dhe tjetra bën sikur s’ka dëgjuar gjë, atëherë opozita po i shton konfuzionit të saj edhe një rast tjetër për t’u marrë me veten. Në çdo rast, PD do të duhej të sqarojë pse mungon në komision që vetë e kërkoi dhe ishte e pranishme në pjesën tjetër.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme