Politika 11 November 2025, 13:23 Nga VNA

Pas shumë paralajmërimesh, PD po bëhet gati të nis protestat?

Ndaje në Whatsapp

Pas shumë paralajmërimesh, PD po bëhet gati të nis

Partia Demokratike duket se këtë herë po përpiqet vërtet të tregojë se protestat kundër qeverisë nuk janë më thjesht premtime në mikrofon. Në selinë blu është thirrur një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve të PD, një sinjal se diçka mund të lëvizë.

Nga selia blu, i vetmi që foli për mediat ishte kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili me bindje deklaroi se ka ardhur momenti që demokratët të protestojnë për gjithçka që po ndodh në vendin tonë.

“Jemi pro protestës, është momenti të protestojmë për gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Jemi pro! Në një linjë me Kryesinë”, tha Qosja.

Ndërkohë, deputetët demokratë duket se i kanë dhënë më shumë peshë takimit në seli sesa punës parlamentare. Në disa komisione u paraqitën vetëm për pak minuta dhe u zhdukën, ndërsa në atë për Reformën Territoriale munguan krejtësisht.

Sali Berisha, pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar mbrëmë, paralajmëroi se protestat do të rifillojnë, por si zakonisht pa dhënë asnjë datë konkrete. Deri tani, protestat e paralajmëruara kanë qenë më shumë pjesë e retorikës së tij mediatike sesa e realitetit në terren.

Megjithatë, me zhvillimet e sotme, duket se PD po përgatitet të shpallë një datë, ndoshta edhe për shkak të “nxitjes” që Berisha mori nga thirrja e tij për 21 Janarin në SPAK, një arsye më shumë për të dalë në rrugë dhe për ta marrë më seriozisht këtë herë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme