Politika 17 Nëntor 2025, 12:18 Nga VNA

Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë çështjen e studentëve të Mjekësisë kundër ligjit të qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë çështjen e
Foto nga protesta e studentëve të Mjekësisë në Tiranë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur të marrë në shqyrtim ankesën e 36 studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë për disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt të paguajnë koston e plotë të arsimimit.

Në shkurt të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese la në fuqi Ligjin 60/2023, por uli afatin maksimal të detyrimit për punësim nga pesë në tre vite. Ndryshimet u bënë me arsyetimin se ligji, në formën fillestare, cenonte të drejtën kushtetuese të zgjedhjes së lirë të punës dhe penalizonte studentët që tashmë ishin regjistruar në programet e mjekësisë. Gjykata argumentoi se masa, megjithëse synonte të mbante profesionistët e rinj në vend, ishte joproporcionale dhe pa lidhje të mjaftueshme me qëllimin legjitim të forcimit të sistemit shëndetësor.

Pas vendimit të Kushtetueses, Parlamenti miratoi në shtator 2024 një version të rishikuar të ligjit, duke përcaktuar që studentët e mjekësisë duhet të pranojnë punësim të detyruar nga një deri në tre vite, sipas vitit të regjistrimit, ose të paguajnë koston e plotë të studimeve të mbetura. Mbajtja e diplomave deri në përmbushjen e afatit të punësimit vazhdon të jetë pjesë e ligjit.

Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë çështjen e
Protesta e studentëve në korrik të vitit 2023

Para Gjykatës së Strasburgut, studentët ankohen se Kushtetuesja nuk ka dhënë argumente të mjaftueshme për çështjet e ngritura prej tyre dhe se procesi nuk ka qenë kundërshtar. Ata pretendojnë se ligji shkel të drejtën për jetën private dhe aktivitetin profesional (Neni 8 i Konventës), duke e konsideruar masa të pajustifikuara dhe të panevojshme. Po ashtu, ata kundërshtojnë mbajtjen e diplomave dhe rritjen e konsiderueshme të kostove të studimit, duke iu referuar Nenit 2 të Protokollit Nr. 1.

Studentët ngrejnë edhe akuza për diskriminim sipas Nenit 14 të Konventës, duke argumentuar se ligji penalizon veçanërisht ata me mundësi më të kufizuara ekonomike, të cilët nuk mund të paguajnë tarifat e plota të studimeve.

Me pranimin e çështjes, Strasburgu do të vlerësojë nëse Shqipëria ka respektuar standardet e Konventës Evropiane dhe nëse ligji i ri përcjell masa proporcionalisht të justifikuara për situatën në sistemin shëndetësor.

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme