Politika 16 Nëntor 2025, 11:10 Nga VNA

Rama shpalos “sukseset” e qeverisë në “Flasim”, por realiteti dramatik

Ndaje në Whatsapp
Rama shpalos “sukseset” e qeverisë në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe këtë të diel podcastin “Flasim”, ku nuk i kurseu lavdet për qeverisjen e tij, nga rritja ekonomike e deri tek pagat, pensionet dhe institucionet. Rama i përmblodhi të gjitha në një fjali të vetme, që në fakt më shumë duken si një iluzion i bukur sesa propagandë e radhës.

“Ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe pacientët me sëmundje të rënda zgjedhoret është rritur, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hapi”, tha Rama.

Por, për qytetarët që jetojnë në Shqipëri, realiteti duket krejt ndryshe. Ekonomia është rritur aq shumë sa shqiptarët po largohen masivisht jashtë vendit. Pagat dhe pensionet mbeten më shumë si lëmosha përballë çmimeve të larta në markete dhe kostove të jetesës.

Shumë kompani të huaja mbyllin fabrikat për shkak të rënies së euros dhe goditjes së eksporteve. Pacientët, sidomos ata të Onkologjikut, vazhdojnë të jenë të lënë në mëshirë të fatit pa ilaçe dhe aparatura të domosdoshme, sipas raportimeve të KLSH dhe denoncimeve në media. Institucionet, nga ana tjetër, punojnë aq “mirë” sa hetimet e SPAK zbulojnë korrupsion në nivele të larta pothuajse çdo muaj.

Megjithatë, në sytë e kryeministrit, Shqipëria ka arritur një stad të paprecedent përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar.

“Këtë javë kemi pasur dhe mbledhjen parë mes dy qeverisë Shqipëri-Itali në historinë tonë, një ditë e veçantë në të gjithë hisotirnë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë. Shqipëria në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar”, tha Rama.

Me siguri kryeministri nuk e ka fjalën për “dinjitetin” që vendi po gëzon në botë si një nga destinacionet kryesore të pastrimit të parave të karteleve ndërkombëtare të drogës. Mjafton të përmendet sanksionimi i fundit nga SHBA ndaj familjes Hysa, të përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave të kartelit të Sinaloas përmes biznesve të tyre. Hysa ka biznese edhe në Shqipëri, ndërsa është përfolur për takimet që ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme