Politika 17 November 2025, 11:23 Nga VNA

Berisha sot në SPAK për aferën “Partizani": A do t’i dorëzohet më në fund fletëthirrja për 21 janarin

Ndaje në Whatsapp
Berisha sot në SPAK për aferën “Partizani": A do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku fillimisht shkoi për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij në kuadër të dosjes “Partizani”. Por, pavarësisht polemikave dhe deklaratave të ditëve të fundit, ish-kryeministri mori sot zyrtarisht fletëthirrjen për t’u paraqitur të premten për çështjen e 21 janarit, ngjarje për të cilën SPAK po heton vrasjen e katër protestuesve në Bulevard.

Dorëzimi i thirrjes në dorën e Berishës i dha fund pretendimeve të tij, të Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit se SPAK “nuk kishte dorëzuar asnjë njoftim zyrtar”. Ndërkohë që dokumenti qarkullonte në të gjitha mediat, në selinë e PD-së dhe në adresat zyrtare të formacionit politik askush nuk pranonte ta kishte marrë. Sot kjo dilemë u mbyll: Berisha e mori fletëthirrjen dhe nuk mund t’i shmanget më procedurës.

Para gazetarëve, Berisha përsëriti sërish se nuk ishte thirrur më herët dhe se, sipas tij, organi i posaçëm i kishte shmangur thirrjet për shkak të asaj që ai e quan “frika nga dëshmia”.
“Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Kjo është një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do të kisha shkuar. Nuk jam thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia,” u shpreh ai.

Ai deklaroi se nuk kishte marrë asnjë njoftim në asnjë formë:
“Njoftim quhet kur një person të vjen dhe ta dorëzon zyrtarisht. Asnjë nuk më ka thënë orën, datën, apo të më dorëzojë një letër. Kam kontrolluar çdo komunikim: e-mailet, WhatsApp, Signal. Asgjë,” insistoi Berisha.

Megjithatë, sot nuk pati më vend për interpretime. SPAK i komunikoi atij detyrimin për t’u paraqitur të premten për të dëshmuar për rolin e tij si kryeministër në ngjarjet e 21 janarit 2011 – ngjarje për të cilat ai ka refuzuar të paraqitet disa ditë më parë, me arsyetimin se “nuk i ishte dorëzuar thirrja”.

Tashmë, pas marrjes së dokumentit në mënyrë të drejtpërdrejtë, pyetja që nuk i shmanget dot është e vetmja që mbetet pezull:

A do të paraqitet Sali Berisha këtë të premte në SPAK për t’u marrë në pyetje për vrasjen e katër protestuesve?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme