Politika 31 August 2025, 17:40 Nga VNA

Elisa Spiropali dhe Lea Ypi në sofrën e ‘Indignity’: Himne servile dhe tavë pilafi me mish

Ndaje në Whatsapp
Elisa Spiropali dhe Lea Ypi në sofrën e ‘Indignity’: Himne

Elisa Spiropali sapo na ka bërë me dije se ka lexuar romanin më të fundit të Lea Ypit, Indignity. Natyrisht, nuk na e tregoi shumë për përmbajtjen, por lavdërimet i hodhi me tepri. Gjithsesi, gjuha e saj qe më e kursyer se kur flet për Edi Ramën – sepse, në fund të ditës, Lea Ypi është thjesht fasada që Elises i duhet për të dukur intelektuale. Po ta gërvishtësh pak, duken qartazi kartëmonedhat e doganave që e ndihmuan të ndërrojë veshjen e jashtme, por jo mënyrën se si mendon e serviloset.

E megjithatë, ja çfarë shkruan Elisa Spiropali në një fjali të stërgjatë për Indignity:

“Romani kushtuar gjyshes së saj të mençur dhe të dashur, e përmes saj fatit tonë të përbashkët, është një sofër e madhe, rreth së cilës ulen shqiptarë që e duan leximin, atdhedashës, adhurues të letërsisë serioze, të etur për të ditur, mësuar e ëndërruar, që po gostiten me gjithçka që u mban gjallë shpirtin njerëzor, qytetar, intelektual dhe gjithçka tjetër që u nevojitet atyre që kërkojnë progres, mirëkuptim, dinjitet dhe begatim. Mbi romanin-sofër të Lea Ypit nuk është shtruar mish e pilaf, por ushqim shpirtëror shqiptar, bukë e kripë e zemër…”

(dhe vijon me të njëjtin ton himnizues që zakonisht ia rezervon vetëm Edi Ramës). A thua se mishi me pilaf është një pjatë e huaj dhe jo e dashur për shqiptarët.

Meqë së fundmi ca rryma të ftohta rrjedhin në marrëdhënien mes Edi Ramës dhe Lea Ypit, duket se Elisa ka marrë në dorë flamurin e oborrit intelektual të kryeministrit. Tashmë filozofes së majtë Ypi do t’i duhet të mjaftohet për promovimin e Indignity-s vetëm me servilët më besnikë të Ramës, kryesuar nga Elisa. Largqoftë ti shkojë mendja Ulsiut të shkruajë status dhe për librin e Leas.

Sepse ndërsa libri i parë u prit me duartrokitje dhe bekime kryeministrore, tani duket se shfaqja do të jetë me aktorë të reduktuar. Dhe Leas do t’i duhet të mjaftohet me një kor të vogël servilësh, të gatshëm ta përziejë letërsinë me himnet e pushtetit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme