Politika 29 August 2025, 18:25 Nga VNA

Qeveria kritikohet për centralizim të procesit të menaxhimit të mbetjeve

Ndaje në Whatsapp
Qeveria kritikohet për centralizim të procesit të menaxhimit

Reforma e prezantuar të enjten nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, u kritikua të premten nga Instituti për Bashkitë Shqiptare (IBSH), një organizatë joqeveritare që monitoron pushtetin vendor.

Instituti për Bashkitë shpreh shqetësimin se, pavarësisht situatës së keqe të menaxhimit të mbetjeve, projekti i qeverisë përbën një kthim pas, duke centralizuar pushtetin dhe përjashtuar bashkitë nga procesi.
“Propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht ‘klientë’, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit,” – thuhet në reagimin e organizatës.

Sipas IBSH-së, menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore.
Instituti thekson se “problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak”, duke shtuar se “vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet.”

Në deklaratën publike, Instituti e cilëson projektin e qeverisë, që ‘zhvesh’ bashkitë nga menaxhimi i mbetjeve, si një “hap pas për decentralizimin.”
“Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit,” – sugjeron ky institut, duke vlerësuar se reformat që na përafrojnë me standardet e BE-së në këtë fushë janë të nevojshme, por nuk duhet të cenojnë reformën e decentralizimit të pushtetit vendor.

Gjatë prezantimit të reformës së re, ministrja Mirela Kumbaro tha se dy ligje të reja do të mundësonin ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një kompani publike që do të menaxhojë mbetjet në nivel kombëtar, rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese për t’i gjurmuar mbetjet e tyre deri në riciklim.

Ndryshimi i kursit të qeverisë nga incenerimi tek riciklimi vjen pasi qeveria “Rama” dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tre inceneratorëve – një projekt i shndërruar në një aferë masive korruptive me pasoja të rënda penale dhe mjedisore në vend./BIRN/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme