Politika 30 August 2025, 10:00 Nga VNA

Standardi i drejtësisë sipas Jorida Tabakut: Një për Ramën që quhet intimidim dhe një për Berishën që quhet liri fjale

Ndaje në Whatsapp
Standardi i drejtësisë sipas Jorida Tabakut: Një për

Në një intervistë për Syri TV, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se  drejtësia, sipas saj, duhet të ketë vetëm një fytyrë dhe një standard. “Mua nuk më pëlqen ky vendim dhe e sulmoj, më pëlqen dhe nuk e komentoj”, u shpreh Tabaku, duke kritikuar sulmet e Edi Ramës ndaj gjyqtarëve që guxuan të vendosin ndryshe nga vullneti i tij politik.

Deri këtu, retorika tingëllon e drejtë dhe madje e pranueshme. Por problemi nis aty ku Jorida harron një detaj të vogël, të bezdisshëm dhe të përsëritur: kryetari i partisë së saj, Sali Berisha, nuk lë rast pa hedhur gurë e shigjeta ndaj SPAK-ut, Altin Dumanit apo çdo gjyqtari që merr një vendim kundër tij. Me të njëjtin ton që Tabaku denoncon “presionin” e Ramës ndaj sistemit të drejtësisë, Berisha prej muajsh bën të njëjtën gjë – madje më me zë, më me intensitet dhe, padyshim, më me kërcënim.

Kështu, kur Tabaku flet për “një standard të vetëm”, duket se e ka fjalën për një standard sipas oreksit të ditës. Kur Rama kritikon, kemi intimidim. Kur Berisha sulmon, kemi liri fjale. Kur Rama flet, është presion. Kur Berisha bërtet është thjesht “reagim politik”. Një standard i pashembullt i drejtësisë me dy faqe, që duket se matet me kut tjetër për kundërshtarin dhe kut tjetër për liderin e saj politik.

Në fund, ajo që mbetet nga intervista e Jorida Tabakut nuk është parimi, por ironia: të flasësh për drejtësi të barabartë ndërkohë që hesht për një lider që e përdor mikrofonin publik si shkop bejzbolli kundër SPAK-ut, është pak si të predikosh kundër luksit ndërsa bëhesh pjesë e fushatave reklamuese të oligarkëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme