Politika 28 August 2025, 13:44 Nga VNA

Berisha përshëndet akuzat e Trump ndaj Soros, por shmang pyetjet për kontratan lobuese në SHBA dhe atë me La Civita

Ndaje në Whatsapp
Berisha përshëndet akuzat e Trump ndaj Soros, por shmang pyetjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratën e tij të përditshme për mediat, ka komentuar së fundmi akuzat e ish-presidentit amerikan Donald Trump kundër George Soros dhe djalit të tij, Aleksander Soros. Sipas Berishës, këto akuza përbëjnë një "akt historik" dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet në Shqipëri, ku ai akuzon kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me familjen Soros në ndërtimin e asaj që e quan "narkoshtet monist".

“Në një akt historik, presidenti i SHBA, bazuar në ligjin RICO, akuzoi dje George Sorosin dhe djalin e tij, Aleksis Soros, si një organizatë kriminale që kanë ushtruar veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA-së. Ata përdorën fuqinë e tyre politike dhe monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të organizatës kriminale që drejton Edi Rama. Në Tiranë, me financimet dhe lobimet e tyre, ata ndihmuan në transformimin e rendit demokratik dhe Kushtetutës,” deklaroi Berisha.

Për të qenë në linjë me akuzat e Trump, ai risolli në vëmendje edhe kërkesën që George Soros të shpallet "non grata" në Shqipëri, duke e cilësuar ndikimin e tij si të dëmshëm për demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.

Megjithatë, Berisha vijon të shmangë pyetjet për statusin e tij si "non grata" në SHBA. Edhe pse ka kaluar gati një vit nga ndërrimi i administratës në Uashington, nuk ka pasur zhvillime të reja apo sinjale për rishqyrtim të vendimit ndaj tij.

Deri më tani dihet që kompania lobuese që ka kontraktuar, ndonëse i ka kërkuar 6 milionë dollarë nuk i ofroi garanci për heqjen e “non gratës”. Ndërsa vetë Berisha refuzon të japë detaje apo të konfirmojë ecurinë e këtij procesi, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të gazetarëve.

E njëjta qasje është ndjekur edhe në rastin e kontratës me strategun amerikan La Civita për fushatën e 11 majit, për të cilën nuk është bërë asnjë publikim zyrtar të kontratës, dhe informacionet mbeten të mjegullta.

Rezervimi i të dhënave dhe mungesa e transparencës ngjallin dyshime se shpenzimet e bëra për lobime mund të jenë më shumë pjesë e strategjisë propagandistike sesa përpjekje reale për zgjidhjen e situatës ligjore të tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme