Politika 29 August 2025, 19:53 Nga VNA

Zbardhen shpenzimet e kandidatëve në 11 maj! Kupola e PD zero para, socialistët harxhojnë 170 mijë euro në qarkun Vlorë

Ndaje në Whatsapp

Zbardhen shpenzimet e kandidatëve në 11 maj! Kupola e PD zero para,

Kandidatët që garuan në listat e sigurta thuajse nuk shpenzuan asnjë para për fushatën e 11 majit, ndërsa ata që ishin në betejën në listën e brendshme, ose mblodhën fonde nga individë e biznese, ose paguan me lekët e xhepit shpenzimet.

Raportet financiare të siguruara nga Report Tv tregojnë se kupola e Partisë Demokratike, me Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Edi Palokën kanë deklaruar zero shpenzime në fushatë.

Një raport individual për Edi Ramën nuk ishte ende i disponueshëm në këtë moment, pas partitë kanë edhe 60 ditë kohë për t’i dorëzuar ato, bashkë me shpenzimet e vetë partisë, që mund të justifikojë edhe faturat zero të liderëve.

Analiza e të dhënave mes dy kampeve, tregon se në Partinë Socialiste paratë më të mëdha janë derdhur në qarkun Vlorë, aty ku në listën e hapur përballeshin figura të rëndësishme, të rrethuar nga biznese të fuqishme.

Kështu, me shpenzimet më të larta rezulton Vullnet Sinaj, me mbi 100 mijë euro. 19 mijë euro ka shpenzuar Ardit Bido, 17 mijë euro Vasil Llajo, 16 mijë euro Klevis Kaso, dhe 10 mijë euro Damian Gjiknuri, të gjithë garues në listën e hapur të Vlorës.

Ajo që bie në sy është se i dyti në skuadrën e Edi Ramës me më shumë financim është Olsi Komici, ish-komisioner i vettingut, që kandidoi e fitoi në Elbasan. Ai ka shpenzuar mbi 27 mijë euro, kryesisht para të tijat personale apo të familjes së tij.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali deklaron se ka shpenzuar 2000 euro nga paratë personale dhe se për fushatë ka përdorur makinën që i ka marrë hua bashkëshortit të saj.

Kandidatët e listave të sigurta deklarojnë zero shpenzime, si Ilva Gjuzi, Erjon Malaj, Erjo Mile, Marjana Koçeku apo Romina Kuko.

Mes demokratëve, më shumë financime për fushatën ka mbledhur ish-gjyqtari Gjin Gjoni që garoi e fitoi në Lezhë. Sponsorë kryesorë rezultojnë të afërm të familjes me 6500 euro, dhe disa kompani i kanë dhuruar 3 mijë euro, duke i lejuar Gjonit të shpenzojë, të paktën siç deklaron, 9500 euro.

I dyti opozitar me aftësinë për të mbledhur para është Belind Këllici. Edhe pse garonte në vend të sigurt në Tiranë, ai ka fituar si dhuratë nga individë 7700 euro, nga të cilat mbi 4 mijë euro i ka shpenzuar për reklamat në rrjetet sociale.

Raportet e tjera do të përpilohen gjatë ditëve të ardhshme dhe informacioni për figura të tjera të rëndësishme në garë, do të jetë i disponueshëm brenda muajit tetor./Report Tv/ 

Zbardhen shpenzimet e kandidatëve në 11 maj! Kupola e PD zero para,

Zbardhen shpenzimet e kandidatëve në 11 maj! Kupola e PD zero para,

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme