Politika 28 August 2025, 12:58 Nga VNA

Anëtarët e PS në Komisionin Rregullator i bëhen mburojë shkeljes së Celibashit

Ndaje në Whatsapp
Anëtarët e PS në Komisionin Rregullator i bëhen mburojë

Komisioni Rregullator siç pritej nuk është ngritur dot në lartësinë e detyrës duke miratuar listat e përçudnuara të dërguara nga Komisioneri Celibashi.
Megjithëse çështja e shkeljes së Kodit me listat e prezantuara nga Komisioneri është bërë prezent në Komision, Kryetarja e Komisionit nuk ka pranuar që listat të miratohen sipas kritereve të Kodit.

Anëtari i Rregullatorit Çakaj pyeti përfaqësuesit e administratës së KQZ-së se “si mund të jepet dorëheqja nga diçka që nuk është fituar, kur rezultatin e shpall në fund Komisioni Rregullator”.

Përfaqësuesit e administratës "sqaruan" se është ndjekur vetëm një standard.
Por të ndjekësh një standart dipas tyre dmth që të shikosh në mënyrë rrobotike procedurën e ankimimeve të akteve të komisionerit.
"Në rastin e PS në Fier u zbatua neni 71 i Kushtetutës, sepse nuk pati ankimime të mëpasme pas dorëheqjes së kandidates Maldrita Bardho, që ia la mandatin koleges së saj Zegjine Çaushi. Kurse në rastet e tjera ka pasur edhe ankimime dhe situata të ndryshme nga ajo më sipër."

Vendimi i Kolegjit qartëson që neni 71 i cituar është kompetencë e Kuvendit dhe jo e Komisionerit.
Loja e fjalëve sidoqoftë nxorri në shesh mbështetjen që Komisioneri Celibashi ka nga PS per shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës që citohet si pa gjë të keq.

Kryetarja e Komisionit, Ilirjana Nano, duket është aq e bindur në pavlefshmërine e Komisionit që drejton, saqë u shpreh se mbledhja nuk bëhet për të marrë vendim të ri, sepse ai është marrë nga tre shkallët pas ankimimeve, por për të shpallur rezultatin përfundimtar:

“Për të 12 vendimet kemi pasur ankimime apo procese rinumërimi dhe në fund kemi vendime përfundimtare nga KAS dhe Kolegji, si dhe 12 vendime të KQZ për shpërndarje të mandateve. Procesi vendimmarrës ka kaluar të gjitha shkallët administrative dhe vendimmarrëse dhe jemi në kushtet kur shpallim rezultatin dhe jo të vendosim diçka të re. Procedurat e ankimit kanë mbaruar dhe jemi në afat për të marrë vendimin, ky është diskutim në parim”.

Çfarë mund t'u thuash këtyre farë juristëve më tepër sesa ajo që e deklarojnë vetë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme