Politika 29 August 2025, 17:09 Nga VNA

KLGJ "zgjohet" pas sulmeve të Ramës ndaj gjyqtarëve, por nuk guxon ti përmende as emrin Kryeministrit

Ndaje në Whatsapp
KLGJ "zgjohet" pas sulmeve të Ramës ndaj gjyqtarëve,

Pas një heshtje të gjatë më në fund Këshilli i Lartë Gjyqësor reagon pas sulmeve që kryeministri ka bërë në adresë të disa gjyqtarëve, por nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës.

Në njoftimin për mediat Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) thekson rëndësinë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe kërkesën për respektimin e këtij parimi nga të gjithë aktorët publikë dhe privatë. Megjithatë, KLGJ nuk përmend direkte të emrit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ishte fokus i kritikave të fundit ndaj sistemit gjyqësor.

Në njoftim thuhet se “deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor”. Reagim i vakët pa, ky institucion kujton, por kujt nuk thotë konkretisht, se në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve para ligjit dhe duhet të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, vetëm nën Kushtetutën dhe ligjet.

Ndaj dhe në pjesën që do duhej të përmendte emra, KLGJ shkruan se u bën thirrje subjekteve publike dhe private që të respektojnë këtë pavarësi dhe të kundërshtojnë vendimet gjyqësore vetëm përmes mjeteve ligjore të parashikuara, duke i drejtuar ankesa dhe pretendime tek institucionet përkatëse.

Në fund të njoftimit, Këshilli nënvizon se në një shtet të së drejtës, që sot aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, vetëm një sistem gjyqësor i pavarur mund të sigurojë drejtësi efektive dhe besimin e publikut.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme