Politika 30 August 2025, 17:52 Nga VNA

Ulsi Manja krah Ramës në sulmet ndaj gjyqtarëve: Në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me ligje e rregulla

Ndaje në Whatsapp
Ulsi Manja krah Ramës në sulmet ndaj gjyqtarëve: Në BE nuk

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shkruar sot një status të gjatë duke marrë në mbrojtje shefin e tij Edi Rama, në "misionin" e kreut të qeverisë për lirimin e hapsirave publike. Por më shumë se merak për të drejtën dhe sundimin e ligjit në vend, duket si përbetim për besnikëri i Manjës prag të formimit të qeverisë së re. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale si vlerëson Ramën në përpjekjen e tij për të çliruar Shqipërinë nga "kioskët, tarracat dhe varrezat e makinave".

Siç shkruan Manja, kjo nuk është thjesht një luftë për të rregulluar territorin, por një betejë vizioni për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian. Dhe, sipas tij, për të hyrë në Europë, duhet patjetër të heqim ndërtimet pa leje dhe "rrumpallën".

Ministri e shprehu këtë qëndrim me një shpërthim entuziazmi për "shumëkush", që sipas tij, ka menduar se Edi Rama është thjesht në një "tekë vere" me ndërtime të paligjshme dhe “prishje banesash”. Ah, sa shumë ata që e ngatërruan këtë me një manovër politike! Mirëpo, Manja ka një mesazh të qartë: “Në Europë nuk shkon me kaos, me kioska, dhe me tarraca pallatesh kthyer në ferma”. Shqipëria duhet të jetë në rregull, se ndryshe nuk ka shans të shkojë përkrah vendeve të Bashkimit Europian.

Në të njëjtin postim, Manja është shumë i qartë: çdo kritikë ndaj këtyre përpjekjeve është një sulm ndaj rendit dhe drejtësisë. Ai i cilëson ata që mbrojnë paligjshmërinë si "tregtarët e kaosit", që gjejnë frymëmarrje vetëm aty ku ka ligje që s’po i ndjek njeri. Për Manjën, Rama ka "mandat popullor" për të udhëhequr këtë betejë për Shqipërinë europiane dhe thirrja e tij është e thjeshtë: “Mbështetje për ligjin ose përgatituni të rrini në hijen e ndërtuesve të paligjshëm!”

Për të gjitha ata që e shohin këtë si një hakmarrje politike dhe një luftë mes qeverisë dhe qytetarëve, Manja është i prerë: "E vërteta është krejt tjetër. Kjo është një luftë mes të mirës dhe të keqes. Dhe në këtë betejë, populli ka folur!" Siç e ka thënë dhe filozofia romake, "Nga padrejtësia nuk lind e drejta", dhe, sipas tij, çdo ndërtim pa leje është thjesht një padrejtësi, pavarësisht se kush e ka bërë.

Në fund, ai e mbyll me një mesazh të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për ata që ende mendojnë se mund të shkelin ligjin pa pasoja: "Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, ligje dhe, pse jo, respekt për hapësirat publike!"

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme