Politika 31 August 2025, 15:50 Nga VNA

Partia Demokratike ankim në Kolegj ndaj vendimit të Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Partia Demokratike ankim në Kolegj ndaj vendimit të Komisionit

Kur u mendua se procesi zgjedhor ishte mbyllur përfundimisht, Partia Demokratike ka vendosur të ndërmarrë një hap të ri ligjor duke e çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator, i cili shpalli rezultatin final të zgjedhjeve të 11 majit.

Burime pranë selisë blu thonë se në fillim të javës së ardhshme juristët e Partisë Demokratike do të dorëzojnë padinë në gjykatën zgjedhore, duke kundërshtuar vendimin që rezultatin zgjedhor. Më 28 gusht, Komisioni Rregullator miratoi shpalljen e rezultatit me tre votat e anëtarëve të përzgjedhur nga mazhoranca, ndërkohë që dy anëtarët e opozitës, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan ta mbështesin procesin. Ata e cilësuan të njëjtë me qëndrimin e Partisë Demokratike, duke e quajtur farsë zgjedhjet e 11 majit dhe duke akuzuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për dy standarde në trajtimin e dorëheqjeve të kandidatëve të mazhorancës krahasuar me ata të partive të reja.

Sipas këtij zhvillimi, padia e Partisë Demokratike mund të shtyjë disi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për thirrjen e Kuvendit të ri, por nuk e bllokon dot procesin, pasi Kolegji Zgjedhor ka afat deri më 10 shtator për të dhënë vendimin përfundimtar mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme