Politika 31 October 2025, 15:06 Nga VNA

Berisha dhe paradoksi politik, sulmon Veliajn për inceneratorët, por mbron të drejtën e tij në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe paradoksi politik, sulmon Veliajn për inceneratorët, por
Sali Berisha

Në konferencën e sotme, Sali Berisha doli para kamerave me një ton të pazakontë. Nuk ishte ai Berisha i zjarrtë që jemi mësuar të shohim sa herë përmendet emri i Erion Veliajt. Përkundrazi, dukej sikur, për një çast, rolet në politikën shqiptare u kthyen përmbys.

“Ne mbështesim arrestimin dhe dënimin e tij,” – tha ai, por më tej fjala mori një kthesë. Papritur, Berisha u shfaq si njeriu që duhej të vendoste drejtësinë mbi hakmarrjen. “Duhet të jemi të drejtë me të,” shtoi, si një avokat i paftuar që e gjen veten duke mbrojtur kundërshtarin.

Ai kujtoi dosjen e inceneratorit: firmën e Veliajt mbi 130 milionë euro që, sipas tij, nuk u prek sepse “mbi të është Edi Rama”. Ishte ai momenti kur Berisha, duke sulmuar Ramën, duket se rrëshqiti në një mbrojtje involuntare për Veliaj: nëse drejtësia do të funksiononte, ose do të binin të dy, ose procesi do të ishte i pandershëm.

Pastaj erdhi krahasimi i Veliajt me kryebashkiakun kolumbian të rrëmbyer nga FARC-u. Në çdo rrethanë tjetër, Berisha do ta kishte ironizuar pa mëshirë. Por sot, ai zgjodhi një ton tjetër: “nuk është se ato procedura në Bashki u respektuan më shumë se FARC-u”.

Dhe vazhdoi: vendime të njëpasnjëshme, brenda ditës, pa të drejtë dëgjimi. “Këshilltarët tanë i kërkuan të dëgjohej,” tha Berisha, duke përgëzuar të vetët për një akt që më shumë ngjan si mbrojtje e parimit sesa luftë politike. Në atë çast, dukej sikur Veliaj nuk ishte vetëm ish-kryebashkiaku në bankën e akuzës, por simboli i një precedenti që edhe kundërshtarët e tij duan të shmangin.

Berisha e mbylli duke bërë qartësinë më të mjegullt se kurrë:

“Veliaj nuk është i pafajshëm. Por procedura është gjithçka.”

Në një vend ku ligji shpesh vjen pas dëshirës politike, sot Berisha, pa dashur ndoshta, mbajti fjalën që Veliaj do të donte të mbante vetë:

Faji është çështje gjykate. Procedura është çështje demokracie.

Dhe, në skenën e politikës shqiptare, për një ditë të vetme, kundërshtari i përjetshëm tingëlloi si mbrojtësi më i zellshëm i “armikut”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme