Politika 31 October 2025, 07:36 Nga VNA

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për dy komisione hetimore, PD paralajmëron betejë parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për dy komisione

Mazhoranca socialiste refuzoi mbrëmë vonë kërkesën e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për çështjen “McGonigal” dhe tjetrin për zgjedhjet vendore të 11 majit. Socialistët argumentuan se kërkesa e demokratëve ishte e paplotë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se Partia Demokratike duhet të bëhet pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke theksuar se zgjedhjet e 11 majit janë certifikuar nga institucionet ndërkombëtare dhe nuk ka vend për hetim të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, lideri i PD-së Sali Berisha reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin e mazhorancës “një nga aktet më të rënda në historinë parlamentare”. Ai akuzoi PS-në se po mohon të drejtën kushtetuese të opozitës për hetim dhe se zgjedhjet e 11 majit u “damkosën si farsë elektorale” në raportin e OSBE/ODIHR.

“Do bëjmë çdo betejë për rikthimin e votës së lirë. Me këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet dhe rezultatin e tyre”, tha Berisha, duke shtuar se opozita disponon “mijëra fakte” për parregullsi dhe se nuk do të lejojë bllokimin e së drejtës për hetim.

Pas dështimit të kërkesës në Kuvend, PD ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentar ditën e premte, më 31 tetor, në orën 12:00, për të vendosur hapat e mëtejshëm.

“Nesër, ora 12:00, mbledhje e posaçme lidhur me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Të mos ketë mungesa”, thuhet në njoftimin zyrtar dërguar deputetëve demokratë.

Opozita paralajmëron një fazë të re përballjeje, ndërsa mazhoranca mbetet e vendosur të mos miratojë komisionet hetimore të kërkuara.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme