Politika 31 October 2025, 12:40 Nga VNA

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Begaj

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Deputeti demokrat Gjin Gjoni tha se Grupi Parlamentar i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë dhe të vazhdueshme.

Ai renditi shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Begaj. Sipas PD, ai dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe dekretoi në shkelje të ligjit për Komisionet Hetimore.

7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë:

Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe preku pavarësinë e tyre

Dekretoi në shkelje të ligjit për Komisionet Hetimore

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’

Nuk ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025

Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve

I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca

Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

Por për socialistët, këto shkelje nuk ishin bindëse për të shkarkuar presidentin. Pasi kundërshtoi të gjitha pretendimet e opozitës, Manja tha se Begaj është president i nderuar.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është mjek në profesion, siç janë edhe shumë të tjerë me profesione të ndryshme. Ka qenë ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe sot është president i nderuar i Republikës së Shqipërisë. I ka dhënë Shqipërisë atë që shumë pak prej nesh kanë pasur mundësinë t’i japin,” tha Manja.

Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro të opozitës dhe 9 kundër të mazhorancës.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme