Politika 15 October 2025, 13:49 Nga VNA

PS kundërshton kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Begaj

Ndaje në Whatsapp
PS kundërshton kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë me një qëndrim të prerë kundër kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Balla e cilësoi këtë iniciativë si një përpjekje të dështuar për të nxjerrë jashtë funksionit kreun e shtetit, duke theksuar se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se kërkesa për shkarkim do të rrëzohet nga Kuvendi.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet fare kjo çështje. Në vlerësimin tim, nuk ka asnjë bazë për këtë. Po ashtu, më është bërë me dije se PD ka dorëzuar një kërkesë të ngjashme për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci, e cila do të rrëzohet po ashtu,” deklaroi Balla për mediat.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi dorëzimin në Kuvend të kërkesës për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Begaj. Bardhi akuzoi kreun e shtetit për “shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës”, duke bërë me dije se kërkesa mbështetet në një material voluminoz ku dokumentohen shtatë shkelje të rëndësishme kushtetuese, që sipas opozitës cënojnë rëndë rendin kushtetues.

“Kërkesa është argumentuar në detaje dhe ne jemi të bindur se Presidenti Begaj nuk mund të vazhdojë më të mbajë këtë detyrë ‘de jure’,” tha Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

 

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme